Monday, February 23, 2009

Kometet ose yjet me bisht. Këto trupa qiellorë kanë pamjen e një bërthame me bisht të ndritshëm shumë të gjatë. Kometet janë copa të stërmëdha akulli të papastër, të përziera me pluhura dhe mbeturina gurësh. Shumica e tyre i afrohen Diellit vetëm për periudha të shurtra kohe. Kur një kometë i afrohet diellit, rrezet e diellit e nxehin dhe ajo fillon të shkrijë. Ndërsa shkrin, ajo lëshon gazet dhe pluhurat e mbërthyera në akull. Ato mbeten pas kometës dhe krijojnë një bisht të gjatë.

Saturday, February 14, 2009

Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.Qur'an 15:16

A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron. Kur'an 22:18