Monday, February 23, 2009
Kometet ose yjet me bisht. Këto trupa qiellorë kanë pamjen e një bërthame me bisht të ndritshëm shumë të gjatë. Kometet janë copa të stërmëdha akulli të papastër, të përziera me pluhura dhe mbeturina gurësh. Shumica e tyre i afrohen Diellit vetëm për periudha të shurtra kohe. Kur një kometë i afrohet diellit, rrezet e diellit e nxehin dhe ajo fillon të shkrijë. Ndërsa shkrin, ajo lëshon gazet dhe pluhurat e mbërthyera në akull. Ato mbeten pas kometës dhe krijojnë një bisht të gjatë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment